Aktualitet

"S'i shpëtuan dot babë e bir"! Shpërthimi në Lushnje, infermeri: Landi kishte vdekur në vend

Ndihmësi i saj, inferimeri Ilir Guçe ishte ai që shkoi në vinç për të ndihmuar ata që do të ishin dy viktimat e vetme të ngjarjes, babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha.

k.m.
"S'i shpëtuan dot babë e bir"! Shpërthimi në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Shpërthimi i ndodhur në Lushnje të premtën që lamë pas ka tronditur vendin. Detajet e para nga ngjarja e ndodhur i kanë zbuluar bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes. Sipas dosjes hetimore, e përgatitur nga Prokuroria e Fierit, ka qenë mjekja Ornela Bejdo ajo që ka shkuar e para në vendin e ngjarjes.

Në rrëfimin e saj ajo zbulon se kanë gjetur të shtrirë në tokë Sokol Lumin, ndërsa në një tjetër magazinë e kishin njoftuar se kishte njerëz, por nuk ishte futur dot prej tymit. Ndihmësi i saj, inferimeri Ilir Guçe ishte ai që shkoi në vinç për të ndihmuar ata që do të ishin dy viktimat e vetme të ngjarjes, babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha. Guçe tregon se babai ishte pajetë, i përplasur nga shpërthimi në pjesën e djathtë të një kamioni, ndërsa i biri ishte në vendin e pasagjerit, ende gjallë. Por fatkeqësisht, as ai nuk mbijetoi dot. 

PJESË NGA DOSJA

Është pyetur si person që ka dijeni për vepren penale shtetasia Ornela Bejdo, me detyre mjeke ne Spitalin Bashkiak, Lushnje, e cila ka shpjeguar se ne date 01.03.2023 ajo ka qene mjeke roje ne urgjencen e spitalit dhe rreth ores 15:30 jane njoftuar se ne afersi te Rrerrotullimit te Plasmsit ka ndodhur një shperthim dhe ajo menjegere sebashku me infermierin Irlir Guçe dhe Ylli Bilbili me mjetin ambulance kane shkuar ne vendin e ngjarjes, konkretishte te nje magaizne, para saj kane gjetur nje person te shtrire te demtuar, i cili eshte identifikuar si Sokol Lumi, te cilin e kane vendosur ne ambulance dhe me pas ajo ka shkuar te nje tjeter magaizne ku kerkohen ndihme por nuk ka arritur te futet pasi ka pasur tym dhe zjarr.

Është pyetur si person që ka dijeni për vepren penale shtetasi Ilir Guçe, me detyre infermier ne Spitalin Bashkiak, Lushnje, e cila ka shpjeguar se ne date 01.03.2023 ai ka qene infermier roje ne urgjencen e spitalit dhe rreth ores 15:30 jane njoftuar se ne afersi te Rrethrrotullimit te Plasmsit ka ndodhur një shperthim dhe ajo menjegere sebashku me mjeken Ornela Bejdo dhe shoferin Ylli Bilbili me mjetin ambulance kane shkuar ne vendin e ngjarjes, konkretishte te nje magazine, para saj kane gjetur nje person te shtrire te demtuar, i cili eshte identifikuar si Sokol Lumi, te cilin e kane vendosur ne ambulance dhe me pas ai ka shkuar te nje tjeter magazine me ne brenedesi, konkretishte ne vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur te shtrire te demtuar shtetasin Roland Hoxha, i cili ishe pa shenja jete, i cilim ishte ne pjesen anesore te djathte te nje kamioni. Ne gabinen e kamionit ai ka gjetut te demtuar me shenja jete djalin e tij Elidion Hoxha, i cili ishte ne vendin e pasagjerit.

Është pyetur shtetasi Gentian Zelo shpjegon se punon si shofer ambulance ai ka shkuar në vëndin e ngjarjes bashkë me stafin mjek,infermier dhe kanë dhënë ndihmën e parë ndaj dy shtetas njërin e morrën me barrelë dore dhe tjetrin me barrelë me korrocë. Më pas ai i dërgoi në urgjencë ku dhe i priste stafi i urgjencës dhe ata direkt kanë marrë shtetasin me karrocë dhe e dërguan në urgjencë kurse tjeterin e kanstatuan pa shenja jete dhe e dërgoi me konfirminin e mjkve për në morg.

Është pyetur shtetasi Ylli Bilbili shoferi i ambulancës së spitalit shpjegon se ai ka dëgjuar shpërthimin dhe ka vënë re se dy tre minuta nga shpërthimi kanë ardhur dy makina private njëra pas tjetrës drejt urgjrncës, ai me doktoreshën Ornela Bejdo dhe Infermierin Ilir Buce kanë marrë autoambulancën dhe janë nisur drejt te vëndi i shpërthimit ku kanë parë në hyrje të kapanonit një person të shtrirë në tokë me emrin Sokol me dëmtim në kokë dhe e kanë marrë me barrel në ambulancë. Më pasë kanë shkuar pranë shpërthimit por vinte era gaz muk kanë marrë njëri tjetër pasi ata nuk kanë konstatuar njeri pranë dhe janë nisur direkt për në spital duke lënë infermierin aty. Pasi kanë dërguar të dëmtuarin në spital janë kthyer përseri në vëndin e ngjarjes por nuk ka pasur të dëmtuar të tjere aty./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB