Aktualitet

Të dy të veshur me pelerina, kamerat filmuan momentin kur i vunë tritolin policit në Shkodër

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së efektivit në lagjen "Tepe" të Shkodrës, ndrësa ZËRI ka siguruar edhe pamjet e momentit kur dy persona vendosin tritolin.

k.m.
Të dy të veshur me pelerina, kamerat filmuan momentin kur i vunë
Pamjet e vendosjes së tritolit

SHKODËR- Një sasi lënde plasëse i është vendosur makinës së policit të Rrugores, Kastriot Selimaj. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së efektivit në lagjen "Tepe" të Shkodrës, ndrësa ZËRI ka siguruar edhe pamjet e momentit kur dy persona vendosin tritolin. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy persona të maskuar me pelerina futen në rrugicën e tij. Më pas, hipin mbi murin rrethues të banesës dhe vendosin lëndën plasëse. 

Megjithatë deri më tani të dy personat nuk janë identifikuar. Vetë Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër, ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri, por se dyshon që tritoli i është vendosur për shkak të punës./ZËRI

Poll

MOS HUMB