
LUSHNJË- Jan mbyllur këtë të premte aplikimet për subvencionimet bujqësore në Lushnjë. Raportohet se në qarkun e Fierit numri i aplikimeve për këtë vit ka qenë mbi 16 mijë fermerë. Skema e mbështetjes me naftë përbën pjesën më të madhe të aplikimeve. Fermerët sërish kanë kërkuar mbështetje nga qeveria.
“Bujqësia do krah pune nga shteti, duhet ndihmuar”, tha një fermer.
“Për naftën, më mirë është të japin më shumë, por dhe kaq bereqaves është”, tha një fermer tjetër pasi kishte mbyllur aplikimin.
Nga të dhënat e mara pranë drejtorisë bujqësisë numri i aplikimeve në agjencinë rajonale është 2024, Qarku Fier 16128, Vlora 2736 dhe Gjirokastra 1384. Aplikimet u hapën më 27 mars./ZËRI