
TIRANË- Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë shkuar në paraburgim Klodian Rrepaj, për ta pyetur për dosjen e sterilizimit. Në pyetje do të merret edhe Ilir Rrapaj.
Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrepaj ndodhen në paraburgim, të akuzuar për aferën me koncensionin e Sterilizimit. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), biznesmeni Ilir Rrapaj ka mashtruar për aktivitetin e kompanisë si dhe fitimin e sah si dhe për miqësinë ë tij me ish-zëvendëesministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Po ashtu zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmeni akuzohen për "Falsifikimin dokumentesh". Sipas SPAK, ata kanë fryrë në mënyrë fiktive, kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit./ZËRI