TIRANË- Një hetim i nisur 1 vit më parë nga SPAK, ka vënë në qendër të verifikimeve disa tendera të zhvilluar pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), që është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se aktualisht ky hetim po ndiqet nga njëri prej drejtuesve të seksioneve në SPAK, i cili ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit të funksionarëve publikë”.
Mes personave që po hetohen, është Lorenc Hashorva, drejtori aktual i komanduar i njësisë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurat tenderuese që janë hapur nga ky institucion. “Ora News”, ka mësua se bëhet fjalë për 4 kompani private që kanë kryer kallëzim penal në SPAK, të cilat kanë kërkuar ndjekje penale ndaj ish-drejtorit Lorenc Hashorva dhe punonjësve të tjerë.
Aktualisht veprimet hetimore janë duke u ndjekur nga një grup hetimor, ndërsa në OSHKSH pritet të tërhequr disa dosje të procedurave tenderuese.
Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar drejtori rajonal i komanduar në OSHKSH Tiranë, duke pohuar se nuk është thirur asjëherë në SPAK dhe në drejtorinë e tij nuk është paraqitur asnjë oficer për të sekuestruar dokumenta. Lorenc Hashorva, ka shërbyer pranë këtij institucioni si drejtues, ndërsa më parë ka punuar si shefi i njësisë kufitare për inspektimin shëndetësor në Rinas dhe pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë./OraNews