
FIER- Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku. SPAK do kërkojë gjykim të ish-kreut të Komunës së Frakullit, Viktor Çervenaku. Dosja pritet të çohet për gjykim në GJKKO.
Një kërkesë për gjykim pritet edhe për vëllain e ish-kreut të komunës, Zenel Çervenaku, djalit Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Në oborrin e banesës së Viktor Çervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga mësohet se vinte nga Mali i Zi, porti i Tivarit, dhe ishte ngarkuar për të mbërritur te ky laborator i cili u zbulua në oborrin e shtëpisë së ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervenaku. Dy përpunues kolumbian arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni./Zëri.ai/