Aktualitet

SPAK: Kryemadhi përfitoi mijëra euro nga biznesmeni Adrian Shatku, blerje e kartë krediti

Mes tyre përmenden pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, si dhe pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për vajzën e saj, Bora Metaj.

F.m
SPAK: Kryemadhi përfitoi mijëra euro nga biznesmeni Adrian Shatku,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se deputetja Monika Kryemadhi ka përfituar të paktën 34 mijë euro nga nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Gjithashtu, në dosjen e SPAK të zbardhur nga ZËRI, thuhet se Kryemadhi ka përfituar pagesa për të mira materiale nga biznesmeni Adrian Shatku. Mes tyre përmenden pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, si dhe pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për vajzën e saj, Bora Metaj. Gjithashtu, sipas SPAK, Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.

Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Pirro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB