Aktualitet

SKEMA/ “Viza amerikane me siguri 100%”, si ra policia dhe prokuroria në gjurmët e mashtruesve, emrat

Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini

E.K
SKEMA/ “Viza amerikane me siguri 100%”, si ra policia dhe prokuroria
Parate dhe sendet e sekuestruara

TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë rënë në gjurmët e një grupi prej 6 personash, të cilët mashtronin qytetarët me viza amerikane. Ata akuzohen gjithashtu për kontrabandim të njerëzve. Policia dhe prokuroria bëjnë me dije se njëri prej autorëve ka fituar shumën prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë. Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini.

“Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 6 persona: Renato Nasto, Klea Prifti, Klaus Kapedani, Klaudio Leçini dhe Xhemal Seseri, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor Renato Nasto ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane. Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të perfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore”, njofton policia.

SKEMA/ “Viza amerikane me siguri 100%”, si ra policia dhe prokuroria
faqja ne Instagram

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se Renato Nasto, nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Instagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483.“

SKEMA

Mësohet se Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB