
KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Targa e huaj” nga policia e Kukësit. Mësohet se 22 efektivët e policisë gjobisnin shtetas të huaj që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjobat ndaj tyre varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra dhe ata ndalonin kryesisht personat me targa të huaja. Më pas ata i merrnin vetë paratë dhe nuk i dorëzonin tek financa. Policia nisi hetimet 9 muaj më parë pasi një shqiptar i Kosovës denoncoi për gjobën që ai kishte paguar.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.
LISTA E EMRAVE:
Krenar Molla
Gasper Gjeta
Armand Shehu
Ndoc Pjetri
Armir Hallaçi
Marjan Bolaj
Kastriot Gjini
Gilbert Kapxhiu
Arsim Braha
Gramoz Dafku
Shuaip Gjuta
Artan Pellumbi
Agron Nika
Zenel Axhemi
Asqeri Xhelo
Ismail Petku
Gjovalin Tushaj
Gjelosh Laska
Flavio Ademi
Bardhok Çupi
Alfred Tushaj
/ZËRI