Aktualitet

Skema SKIMMER/ Si ndodhte klonimi i “kartave të kreditit” që po ç'kodon ATM-të në Shqipëri

Skimmer është lexues i kartave dhe vendoset nëpër bankomate nga hakerat për të vjedhur të dhënat.

k.m.

Skema SKIMMER/ Si ndodhte klonimi i “kartave të kreditit”
Foto ilustruese

TIRANË- 3 rumunë kanë gjetur mënyrën sesi të vjedhin para nga bankomatet e vendosura nëpër Tiranë. Policia e Shtetit, ditën e sotme ka shpallur në kërkim tre shtetas rumunë, të cilët duket ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara kanë "thyer" 2 bankomate në kryeqytet duke marrë jo pak por 5 milionë lekë të reja. Në kërkim tre rumunët: Florin Oprinoiu 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç, Adrian Simoiu, 20 vjeç, të tre banues në Rumani.

Të tre "mjeshtrat" e skemës “Skimmer”, sipas 'Voxnews' kanë mundur që të përdorin lexuesin e kartave të bankës dhe të vjedhin paratë "pastër".

Skema SKIMMER/ Si ndodhte klonimi i “kartave të kreditit”
Skema

Por çfarë është "Skimmer" dhe si funksionon skema?

Skimmer është lexues i kartave dhe vendoset nëpër bankomate nga hakerat për të vjedhur të dhënat. Keqbërësi në këtë rast, vendos pajisjen në vendin ku vendoset karta në bankomate, aty lexohen të dhënat dhe krijohen kartat e klonuara më pas. Me informacionin e marrë, personi mund të krijojë karta të klonuara dhe ta përdorë pa asnjë problem. Ndoshta pjesa më e frikshme është se skimerët shpesh nuk e pengojnë ATM-në (bankomatet) ose lexuesin e kartave të kreditit të funksionojnë siç duhet, duke i bërë ato shumë më të vështira për t'u zbuluar.

Kartat e klonuara mund të përdoren jo vetëm për të tërhequr para “cash”, por edhe për të bërë blerje.

Por si e gjejnë fjalëkalimin?

Shumicën e kohës, personat që kryejnë mashtrimin, vendosin gjithashtu një kamerë të fshehtë diku afër bankomateve, në mënyrë që të regjistrojnë numrat personal të kartës, ose PIN-të, të përdorura për të hyrë në llogari. Kamera mund të jetë në lexuesin e kartave, të montuar në krye të ATM-së ose edhe në tavan. Nëse janë të sofistikuar, shkojnë aq larg sa instalojnë butona të rremë, në mënyrë që të lënë gjurmët e PIN-it mbi tastet e makinerisë. 

Skema SKIMMER/ Si ndodhte klonimi i “kartave të kreditit”
Rumunët

Policia ka arritur të identifikojë edhe një mjet tip "Volkswagen", të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë vjedhjeve, por nuk është lokalizuar ende. Blutë e Tiranës ofrojnë një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve, të cilët ende nuk dihet sesa karta banke kanë në duart e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB