
TIRANË- Grupi i Dialogut nuk ka gjetur dakordësi për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Partia Demokratike kërkon rikthim tek marrëveshja e 5 qershorit, por për Partinë Socialiste kjo është çështje e mbyllur. Kështu që mbledhja e sotme ka përfunduar pa asnjë rezultat. Gjatë fjalës së tij për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u shpreh se vendi nuk mund të rri peng i një date që ka vetëm vlerë kalendarike.
Damian Gjiknuri: Ata gjithçka e kanë kushtëzuar me 5 qershorin por në këtë pikë unë nuk i ndihmova dot dhe nuk mund të rri vendi peng i një date që ka thjesht vlerë kalendarike. Duke sigruar që vota bën të llogaritet në qarkun respektiv ku ka pas studentin e fundit. E dyta, kontrolla e procedurave të rregjistrimit përmes KQZ dhe t'ia lemë detyrë KQZ e detajeve teknikë edhe për postën
Ndërkohë, demokrati Oerd Bylykbashi, u shpreh se mazhoranca refuzon rikthimin e koalicioneve pasi ka frikë nga rotacioni politik.
Oerd Bylykbashi: E di që ai koalicion kthehet në pushtetin dhe prodhon rrotacionin politik. Rrotacioni politik do të hap gropën jo vetëm politike por edhe penale të Edi Ramës dhe të tijve. Koalicioni siç ka qenë më përpara të futet si altenativë në kodin zgjedhor bashkë më atë që është sot dhe partitë politike të zgjedhin zgjedhjen që duan. Kërkuam që ky i fundit për opinionin OSBE-ODIHR. Por edhe kjo u refuzua./ZËRI