Aktualitet

S'ka qetësi! Tjetër sherr në Tiranë, qëllohet me kaçavidë 40-vjeçari Klajd Kapidani

Një 40-vjeçar është plagosur me kaçavidë.

F.I
S'ka qetësi! Tjetër sherr në Tiranë, qëllohet me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Pas vrasjes me thikë të ndodhur në zonën e Astirit, një tjetër konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një 40-vjeçar është plagosur me kaçavidë. Mësohet se i plagosuri është Klajd Kapidani, ku ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar të dashurën autorit. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën "Besim Alla", është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB