Aktualitet

Si ndodhi atentati në Shkodër? Policia: Selami Brahimi është plagosur

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga ana e Policisë së Shkodrës, është bërë me dije se nga të shënat me armë zjarri drejt mjetitr “Citroen” ka mbetur i plagosur Selami Brahimi. Megjithatë

k.m.
Si ndodhi atentati në Shkodër? Policia: Selami Brahimi është
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga ana e Policisë së Shkodrës, është bërë me dije se nga të shënat me armë zjarri drejt mjetitr “Citroen” ka mbetur i plagosur Selami Brahimi. Megjithatë, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikur për jetën dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Sel Brahimi (e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Sel Brahimi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB