Aktualitet

Shqiptari përplas me makinë gruan shtatzënë në Itali/ E dërgon në spital dhe arratiset, por kapet

Pas aksidentit ai e ka dërguar 26-vjeçaren drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar me nxitim.

f.t
Shqiptari përplas me makinë gruan shtatzënë në Itali/ E
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një aksident është raportuar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat italiane raportojnë se se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka përplasur me furgon një grua shtatzënë teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën. Pas aksidentit ai e ka dërguar 26-vjeçaren drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar me nxitim.

Gjithsesi arratia e tij nuk ka zgjatur shumë. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shqiptari, banues në Macerata është përfshirë në një tjetër aksident mbrëmjen e 1 Majit në ‘Via Roma’. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB