Aktualitet

Shqiptari dyshohet se vodhi 290 mijë euro në Athinë, çudia me masën e sigurisë

Një 32-vjeçar shqiptar akuzohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni grek.

D.XH
Shqiptari dyshohet se vodhi 290 mijë euro në Athinë, çudia
Policia greke

ATHINË - Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Anglia për në Athinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Dyshohet se në muajin mars, ai ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni grek. Mësohet se biznesmeni ishte dhe një personazh, që shfaqej në TV-të helene. Pas vjedhjes, dyshohet se shqiptari është larguar në drejtim të Londrës. Më pas, ai është arrestuar nga policia angleze dhe është ekstraduar drejt Greqisë.

Pasi ka dalë përpara gjykatës greke, 32-vjeçari shqiptar nuk ka pranuar akuzën. Çudia më e madhe është se gjykata vendosi për të masën e sigurisë "detyrim paraqitje'. Në lidhje me rastin, hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se pas grabitjes fshihet një grup i madh grabitësish./ZËRI/

Poll

MOS HUMB