Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët apartamenti në Durrës

Fatmirësisht nga zjarri në katin e dhjetë të një pallati në Durrës nuk ka të lënduar.

E.K
Shkrumbohet nga flakët apartamenti në Durrës
pamje nga zjarri

DURRËS- Një apartament në katin e 10- të të një pallati në lagjen nr 4 të Durrësit, ka shpërthyer në flakë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Flakët kanë shkrumbuar plotësisht katin e 10-të të ndërtesës duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz pasi banorët u evakuuan menjëherë sapo ra zjarri rreth orës 23:30.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Ky është rasti i dytë që një pallat përfshihet nga flakët brenda pak ditësh. Një pallat, po në katin e 10-të u përfshi nga flakët në Tiranë duke shkrumbuar disa apartamente.

Fatmirësisht në Durrës flakët kanë arritur që të neutralizohen në kohë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar. Zjarrfikësit bënë të mundur  fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkaut të rënies së zjarrit.

 

 

Poll

MOS HUMB