Aktualitet

Dhunohet punonjësi i Bashkisë Shkodër, ende nuk dihen autorët

49-vjeçari, zyrtari i Prokurimeve në Bashki, është dhënuar me sende të forta mëngjesin e sotëm.

k.m.
Dhunohet punonjësi i Bashkisë Shkodër, ende nuk dihen
Foto ilustruese

SHKODËR- Dhunohet punonjësi i Bashkisë së Shkodrës, Ermal Dizdari. 49-vjeçari, zyrtari i Prokurimeve në Bashki, është dhënuar me sende të forta mëngjesin e sotëm. Si pasojë, ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9.00, në lagjen “Salo Halili”.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Poll

MOS HUMB