Aktualitet

Shkatërrohet grupi që shpërndante kokainë në “Myslym Shyri”, 3 persona në pranga (Emrat+FOTOT)

Kapet 1.1 kg kokainë te 'Myslym Shyri', në pranga Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari e Ervin Rakipi

E.K
Shkatërrohet grupi që shpërndante kokainë në
Personat e arrestuar

TIRANË-Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga blutë e kryeqytetit, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se personat e arrestuar janë Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi. Ky grup dyshohet se shpërndante kokainë në zonën e “Myslym Shyrit”.

Nga operacioni është sekuestruar 1.1 kg kokainë. 

Hetuesit kanë rënë në gjurmët e këtij grupi përmes blerjes së simuluar të lëndës narkotike, nga ana e agjentëve të policisë.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Collaboration 3". Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3", në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Collaboration 3".

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Myslym Shyri", shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB