
SARANDË- Drejtoresha e Kadastrës në Sarandë Aida Demi është shkarkuar nga detyra. Mësohet se shkak i shkarkimit është bërë shkelja e ligjit që Demi ka bërë gjatë kryerjes së detyrës së saj si drejtoreshë e Kadastrës.
Denoncimi për Demin u bë gjatë ditës së djeshme në emisionin STOP, ku drejtoresha dhe familja e saj
Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjarët e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, kanë privatizuar një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, e cila mbush me inerte dhe u kthye në tokë.
Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.
Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues. Në emision u denoncua gjithashtu se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK.
Në lokalin e vëllait të drejtoreshës së Kadastrës, në cepin e lokalit është legalizuar një banjo që pasqyrohet si objekt në dokumentet e legalizimit.
Edhe në Ksamil, Aida Demi ka legalizuar objekte dhe ka dhënë truall në mënyrë të paligjshme, madje duke legalizuar edhe objekte që nuk ekzistojnë. Kjo ka ndodhur me certifikatën e pronësisë së Isuf Dariut apo dhe me atë të Taulant Mukës.
Menjehërë pas publikimit të emisionit, për të është vendosur shkarkimi nga detyra. /ZËRI