Aktualitet

Shkaktoi tragjedinë në famijen Pishkashi, Gjykata lë në burg Jetmir Dacin

Jetmir Daci shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur, anëtarë të familjes Pishkashi

E.K
Shkaktoi tragjedinë në famijen Pishkashi, Gjykata lë në burg
Jetmir Daci

TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin, i cili shkaktoi një aksident të rëndë pak ditë më parë në Prrenjas. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 8 Prill, ku mjeti që drejtohej nga Daci, kreu një parakalim të gabuar, duke përplasur një familje prej 6 anëtarësh, të cilët ndodheshin disa metra larg aksit rrugor.

Pas ngjarjes së rëndë, Dacit i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur. Por ai nuk u arrestua nga policia fillimisht. Si pasojë e përplasjes me makinë humbi jetën 24-vjeçarja Eneida Pishkashi. Vajza tjetër e familjes Pishkashi, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.

E reja qëndroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill.

44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB