Aktualitet

Shkak për vrasjen një shtëpi, detaje nga krimi në Korçë, babai i autorit bashkëjetonte me nënën e Pines

Shkak për vrasjen trashëgimia e një banese

E.K
Shkak për vrasjen një shtëpi, detaje nga krimi në
Dy viktimat

KORÇË- Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Korçës, ku dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e djeshme në mes të rrugës 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit.

Mësohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet për një apartament. Babai i autorit, shtëpinë e tij do t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses, Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18. Fillimisht u raportua se kishim të bënin me një viktimë dhe një të plagosur, por Emiliane Pine ka ndërruar jetë rrugës për në spital. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB