Aktualitet

Shirat sjellin probleme dhe në Durrës, shtyhen lundrimet e trageteve, pezullohet peshkimi

Dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë.

F.m
Shirat sjellin probleme dhe në Durrës, shtyhen lundrimet e trageteve,
Durrës

DURRËS- Durrësi është gjithashtu një nga qytetit që është përmbytur për shkak të shirave të shumtë. Shirat e dendur kanë bërë që shumë akse rrugore të bllokohen, trotuaret të mbulohen nga shiu dhe hyrjet e pallateve të jenë të paaksesueshme për qytetarët. Në zonën e qytetit është krijuar dhe një trafik i rënduar automjetesh. Për shkak të motit të keq është pezulluar dhe aktiviteti i flotës së peshkimit. Dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë. Shirat pritet të jenë prezent në vendin tonë edhe në dy ditët në vijim.

Poll

MOS HUMB