Aktualitet

Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, gjykata lë në burg dy tutoret në Sarandë

Kërkesa e prokurores u pranua nga gjyqtari, Fatmir Ndreu, i cili kërkoi të njëjtën masë sigurie.

I.F
Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, gjykata lë
Silvana Osmani dhe Luljeta Doda

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda, të cilat u arrestaun pasi shfrytëzonin për prostuticion të miturën. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën “arrest me burg” ndaj dy të pandehurave.

Kërkesa e prokurores u pranua nga gjyqtari, Fatmir Ndreu, i cili kërkoi të njëjtën masë sigurie.

Osmani dhe Deda u arrestuan dy ditë më parë, pasi shfrytëzonin për prostitucion një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB