
TROPOJË- 3 persona kanë përfunduar në spital pas një sherri me thika në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17.00, brenda një lokali në Rajë të Fierzës. 40-vjeçari i identifikuar me inicialet S. S., ka goditur me thikë 3 persona. Të lënduarit, e identifikuar vetem me inicialet Sh. K., A. P., dhe V. P., aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Policia është në ndjekje të autorit të plagosjes së trefishtë, por po ashtu po heton edhe për rrethanat e ngjarjes.
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./ZËRI