Aktualitet

Sherr për pronën në Lezhë, një i plagosur (EMRAT)

Raportohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie.

f.t
Sherr për pronën në Lezhë, një i plagosur (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË- Një konflikt mes dy personave në Lezhë, ka agravuar në përplasje fizike, ku një prej tyre është plagosur me thikë. Raportohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie. Gjatë përplasjes mësohet se Hil Plepi ka plagosur me thikë Gjon Kolën.

I plagosuri është trasportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.

I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB