Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre plagosen rëndë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në sherr janë përfshirë 6 persona.

I.F
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre plagosen rëndë
Foto ilustruese

KONISPOL- Një sherr mes disa të rinjve në Shkallë në Konispol ka degraduar në dhunë dhe përdorim të sendeve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në sherr janë përfshirë 6 persona.

Katër prej tyre janë plagosur dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se dy të rinjtë, 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës janë plagosur më rëndë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe janë shoqëruar 4 persona në Komisariat, të cilët po merren në pyetje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB