Aktualitet

Sherr mes shqiptarëve në Francë, dy të plagosur me armë zjarri dhe thikë

Shqiptarët, të moshave 30 dhe 25 vjeç, janë përplasur me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në mjetet e tyre përkatëse.

F.m
Sherr mes shqiptarëve në Francë, dy të plagosur me armë
Policia në Francë

FRANCË- Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një sherri në Francë. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Clermont-Ferrand. Siç shkruajnë mediat francize, një prej shqiptarëve ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër me thikë. Shqiptarët, të moshave 30 dhe 25 vjeç, janë përplasur me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në mjetet e tyre përkatëse.

“Ishin dy automjete, një Renault në të cilin ndodheshin dy persona dhe një tjetër tip Golf në të cilin ndodhej një individ. Ai që mbërriti me automjetin tip “Golf” goditi me thikë në fyt bashkëatdhetarin e tij që ndodhej në automjetin tip “Renault”. Shoferi që ndodhej në automjetin “Renault” u përgjigj duke shtënë me armë zjarri, dhe për pasojë u plagos në gjoks drejtuesi i Golfit,”- thuhej në njoftimin policor.

Tashmë të dy ndodhen në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Poll

MOS HUMB