Aktualitet

Sherr me thika në burgun e Koridhalos, plagoset shqiptari

Një i ri ka plagosur me thikë një të burgosur shqiptar, 52 vjeç. Pasi panë skenën, të burgosurit e tjerë kanë qëlluar ndaj agresorit, duke e plagosur edhe atë.

D.XH
Sherr me thika në burgun e Koridhalos, plagoset shqiptari
Burgu i Koridhalos

GREQI – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e Koridhalos në Greqi. Një i burgosur ka sulmuar me një thikë të improvuar një tjetër të dënuar, duke e plagosur në qafë, gjoks dhe në krah.

Agresori është një 28-vjeçar, kombësia e të cilit nuk dihet. Ndërsa, i plagosur ka mbetur një 52-vjeçar shqiptar. Pasi panë 28-vjeçarin që qëllonte shqiptarin, të burgosurit e tjerë kanë goditur të riun, duke e plagosur edhe atë. Autori i sulmit mori plagë në trup dhe në kokë.

Kështu, agresori dhe viktima u dërguan në spital, pasi kishin plagë të shumta në trup./Protothema - ZËRI/

Poll

MOS HUMB