
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri me sende të forta në Tiranë. Ngjarje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Kastriotët”. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17-vjeçar, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Shkaqet e sherrit nuk janë zbardhur ende.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë.