
Foto Ilustruese
ITALI- Një sherr masiv mes një grup shqiptarësh dhe rumunësh ka përfunduar me plagosjen e një vajze që ishte ulur në një tavolinë me miqtë e saj. 10 të rinj ishin në një bar në momentin që nisën të përlesheshin. Më pas, një prej tyre u ngrit dhe nxorri armën e qëlloi. Plumbi kapi një vajzë që atë natë kishte dalë me miqtë e saj.
Qëllimi ishte plagosja e një prej personave që po përleshej në ato momente. Vajza, nga ana tjetër mësohet se ka marrë një plumb në këmb. Ajo i është nënshtruar një operacioni dhe aktualisht, mediat vendase raportojnë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Poll