Aktualitet

‘Shënjestër’ e Laert Haxhiut? Doga për Zëri.ai: Jam thirrur nga Policia, po merrem në pyetje

I pyetur se përse për të nuk është kërkuar ende një urdhër mbrojtje, njësoj siç është operuar me prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, avokati thotë se kjo gjë është kompetencë e Dhomës së Avokatisë.

F.m
‘Shënjestër’ e Laert Haxhiut? Doga për Zëri.ai:
Adriatik Doga dhe Artan Tafani

TIRANË- Avokati Adriatik Doga, i cili u përmend nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani si një nga ‘shënjestrat’ e Laert Haxhiut, po merret në pyetje nga policia. Në një prononcim për Zëri.ai, Doga shprehet se është thirrur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe po merret në pyetje.

I pyetur se përse për të nuk është kërkuar ende një urdhër mbrojtje, njësoj siç është operuar me prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, avokati thotë se kjo gjë është kompetencë e Dhomës së Avokatisë.

“Përshëndetje, urdhërin e mbrojtjes për mua e kërkon Dhoma Kombëtare e Avokatisë, unë me familjen e Laertit nuk kam asgjë. Unë momentalisht jam në Elbasan i thirrur në Drejtorinë e Policisë,”- tha Doga për Zëri.ai.

Po ashtu, "Zëri.ai" u interesua edhe pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë, ku arriti që të siguronte një përgjigje nga kreu i DHKA, Maks Haxhia. 

"Unë personalisht kam qenë dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me avokatin, natyrisht që kam kontaktuar me titullarët e organeve ligjzbatuese dhe ata janë në aktivitet dhe trajtim të çështjes,"-bëri me dije avokati. 

Çfarë deklaroi Tafani për Dogën?

Sipas të penduarit të drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, Laert Haxhia kishte dhënë urdhër që të vritej avokati Adriatik Guri (Doga). Në rrëfimin e bërë para prokurorëve, Tafani ka treguar se Doga i ka shpëtuar vdekjes në fraksion sekonde, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë.

Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Tafani, Haxhiu dhe Lulzim Arapi kanë shkuar dhe janë pozicionuar para banesës së Dogës. Por, në momentin që grupi kriminal do të vinte në punë armët, Doga, rastësisht ka takuar një fqinjin e tij. Kjo ka bërë që tre personat ,Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë.

Poll

MOS HUMB