Aktualitet

Përmirësohet situata në Shëngjin: Vatrat vijojnë të jenë aktive, por me intensitet më të ulët

Vatrat e zjarrit janë aktive, por vijojnë me intensitet më të ulët.

f.t
Përmirësohet situata në Shëngjin: Vatrat vijojnë
PAMJE NGA NGJARJA

SHËNGJIN-Situata me zjarrin që iu afrua plazhit të Shëngjinit arriti pikën kritike mesditën e së martës. Era e fortë dhe flakët përparuan me shpejtësi duke sjellë urdhrat për evakuimin e plotë të pushuesve, por edhe banorëve nga zona. Vatrat e zjarrit janë aktive, por vijojnë me intensitet më të ulët. Ministria e Mbrojtjes njofton se situata e krijuar nga zjarret ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes.

NJOFTIMI:

Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve #Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Mirënjohje palës italiale për ndihmën si dhe palës suedeze për shprehjen e gatishmërisë. Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.Mirënjohje të gjithë efektivëve të forcave zjarrfikëse, të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura e vullnetarëve për angazhimin në këtë betejë me flakët.

Përmirësohet situata në Shëngjin: Vatrat vijojnë
PAMJE NGA NGJARJA
Përmirësohet situata në Shëngjin: Vatrat vijojnë
PAMJE NGA NGJARJA
Përmirësohet situata në Shëngjin: Vatrat vijojnë
PAMJE NGA NGJARJA

Më problematike janë vatrat e zjarrit në kurorën e gjelbër të qytetit, ajo në Ranën e Hedhun dhe në Shëngjin.Flakët rrezikojnë banesat në Shëngjin, teksa dhe era favorizon përhapjen e flakëve. Kanë mbërritur gjatë ditës dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri, ndërsa ministri Balla nga vendngjarja tha se po komunikohet me KFOR për ndihmë me helikopterë./ZËRI

Poll

MOS HUMB