Energji & Mjedis

Shell konfirmon zyrtarisht dështimin e Shpiragut

Kompania "Shell" raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime nga kërkimet për naftë dhe me gaz në këtë zonë të Shqipërisë. 

k.m.
Shell konfirmon zyrtarisht dështimin e Shpiragut
Foto ilustruese

TIRANË-  Gjigandi ndërkombëtar i hidrokarbureve, "Shell" nuk ka gjetur asgjë në Shpirag. Lajmin e ka konfirmuar vetë zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë e gaz në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen nga ky vendburim. Sipas gazetarit Klodian Tomorri, i cili ka siguruar edhe raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania "Shell" raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime nga kërkimet për naftë dhe me gaz në këtë zonë të Shqipërisë. 

Shell konfirmon zyrtarisht dështimin e Shpiragut

"Pjesa e fitimit/(humbjes) e sipërmarrjeve të përbashkëta dhe bashkëpunëtorëve në tremujorin e parë të vitit 2024 pritet të jetë ~0.5$ miliardë. Shlyerjet e puseve të kërkimit të tremujorit të parë të vitit 24 pritet të jenë ~0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,"-shkruhet në raport. 

Testi final për nxjerrjen e naftës në Shpirag do të kryhej në muajin mars, e parashikohej që kompania Shell të nxirrte deri në 300 mijë fuçi në ditë. Që prej dekadash, qarkullonte një legjendë se nafta e zbuluar në Shqipëri deri më sot është maja e një rezervuari shumë më të madh, i cili duhet të gjendet diku shumë më thellë nën tokë. Rreth 1.5 miliardë dollarë janë derdhur deri më sot në kërkim të këtij vendburimi, përfshirë edhe qindramilionë të shpenzuara nga Shell në zonën e Shpiragut. Por edhe pas shpimit në zonën e Shpiragut në Berat, duket se naftë nuk ka. Kjo është hera e parë që kompania deklarohet me gjetjet e shpimeve. Në Shpirag, prania e naftës në zonë u zbulua për herë të parë nga një shpim nga kompania Occidental Petroleum në vitin 2001. Pusi i quajtur Shpirag 1 ishte i thellë 5055 metra dhe pavarësisht se u gjet naftë, kompania që e shpoi, e braktisi zonën pasi e gjykoi pa leverdi vazhdimin e punës për nxjerrjen e naftës. 12 vjet më vonë, në vitin 2013, një kompani e quajtur Petromanas, shpoi një pus të dytë si dhe bëri teste. Pusi i dytë ishte 5547 metra i thellë dhe nafta e gjetur ishte “e lehtë”. Që nga ajo kohë, Shell, e cila bleu interesat e Manas në këtë projekt, ka shpuar edhe puset 3,4 dhe 5, por duket se nuk kanë pasur të njëjtat rezultate./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB