
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta po kërcënohet. Disa mesazhe kërcënuese që i kanë mbërritur në telefon kanë angazhuar Policinë e Shtetit për kapjen e dërguesit. Gazetari Edison Vatnikaj raporton se pasi kishte marrë mesazhet në telefon, ish-deputeti i ishte drejtuar Policisë së Shtetit për të denoncuar shantazhin që po i bëhej. Kështu i instruktuar që të linte një takim me personin që i dërgonte mesazhet në zonën e Saukut.
Takimi u zhvillua siç edhe ishte caktuar, nën vëzhgimin e efektivëve të Policisë, të cilët vendosën në pranga shantazhuesin. Aktualisht, i arrestuari po merret në pyetje, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me aksionin. Po ashtu, nuk dihet as përmbajtja e bisedave dhe përse i arrestuari ka shantazhuar Kostën. Ky i fundit është një personazh i njohur edhe në botën e biznesit./ZËRI