SERBI- Serbia reagoi ndaj vendimit të Hagës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, e përshkroi vendimin si konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në. Sipas Daçiç, vendimi konfirmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë.
“Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, tha Daçiç, “dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë”.
Ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Pikërisht vendimin për rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, Daçiç e cilësoi si një “manovër politike”. Sipas tij, dënimet e dhëna nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave./ZËRI