
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarit Medi Bici. Frroku po ashtu i kërkon Gjykatës së Lartë të heqë nga konfiskimi pasuritë me vlerë gati 150 milionë lekë që kanë kaluar vite më parë në favor të shtetit.
Frrokut, në vitin 2016 iu sekuestruan disa pasuri të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga veprimtaria kriminale. Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi sekuestron e Prokurorisë, ndërsa ish-deputeti ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata venosi asakohe sekuestrimin e 7 apartamenteve, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë, në emër të ish-deputetit Mark Frroku, në vijim të hetimit pasuror të nisur ndaj tij./ZËRI