Aktualitet

"Sekretet e qelisë", letrat me shkrim dore të Metës nga burgu: Këto për Koçon, Titin dhe Haxhinaston...

Prej pothuajse dy vitesh, kreu i Partia e Lirisë ndodhet në paraburgim, ndërsa SPAK-u ka refuzuar çdo kërkesë të bashkëpunëtorëve të tij për vizitë në qelinë e burgut.

Redaksia Zëri
"Sekretet e qelisë", letrat me shkrim dore të Metës nga
foto ilustrim: ilir meta-letrat e shkruara

TIRANË- Për shkak të pamundësisë për takime në paraburgim, ish-Presidenti Ilir Meta po komunikon me bashkëpunëtorët dhe miqtë përmes letrave të shkruara me dorë. Në fotot e publikuara nga Top Channel dallohen disa letra dhe kartolina që kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar për Koço Danajn, Edmond Haxhinaston dhe Petrit Vasilin.

Prej pothuajse dy vitesh, kreu i Partia e Lirisë ndodhet në paraburgim, ndërsa SPAK-u ka refuzuar çdo kërkesë të bashkëpunëtorëve të tij për vizitë në qelinë e burgut.

"Sekretet e qelisë", letrat me shkrim dore të Metës nga

"Sekretet e qelisë", letrat me shkrim dore të Metës nga
letrat e metes

Së fundmi Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet. Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.

Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.

Meta akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Hetimi nisi në vitin 2019 pas dy kallëzimeve të mbërritura në SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB