
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me skandalin e mikrokredive. Sejko tha se para deputetëve ndihej i kuptuar, dhe se Banka e Shqipërisë ka shpëtuar qytetarët përmes kontrolleve që ka bërë në kompanitë e mbledhjes së kredive.
“Kemi shpëtuar një pjesë të qytetarëve, e mira është që ta zbërthejmë çështjen pa emocion. Është i vetmi Komision ku unë ndihem i kuptuar, është një problematikë sociale, që ne nuk mund ta lëmë pa adresuar. Hajde të ndihmojmë qytetarin nëse është për të ndihmuar, ne nuk mund të zgjidhim vendimet e gjykatave”, u shpreh Sejko. Sa i takon ‘shpëtimit’ të qytetatarëve, në fakt në kompanitë MCA dhe FINAL, ka vëtëm 3 mijë kredi ku mund të negociohet. Pjesa tjetër janë në dorë të përmbarimit.
“Nga 32 mijë kredi që ka MCA dhe Final, në 29 mijë prej tyre nuk mund të ndërhyhet për shkak se tashmë janë dërguar në zyrat e përmbarimit”, u shpreh Sejko.