
TIRANË- Ish-banorja e Big Brother VIP3, Sara Gjordeni ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj, Bardhi janë në nisje të procedurave për një proces gjyqësor me dy persona. Në një intervistë për Top Albania Radio, Gjordeni nuk zbuloi emra, por tha se bëhet fjalë për dy persona që e kishin marrë seriozisht sulmin kundrejt saj. E vetmja gjë që tha Sara për ta, është se janë njerëz me të cilët ajo ka punuar.
“A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë? Aktualisht jam me dy persona në fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar,”- tha Sara.
Sara dhe Bardhi u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.