Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, Saraiva sërish në burg, Gjykata i refuzon kërkesën për liri

Në seancën e fundit, avokati i tij, Kujtim Cakrani u njoh me fashikullin e dosjes hetimore.

k.m.
Vrasja e Ardian Nikulajt, Saraiva sërish në burg, Gjykata i refuzon
Ruben Saraiva

LEZHË- Ditën e sotme është mbajtur seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj portugezit, Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në prill të viti të kaluar. Por edhe në seancën e sotme, trupa gjykuese ka vendosur që të rikonfirmojë masën e sigurisë "arrest me burg", duke e lënë sërish në qeli portugezin. Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, gjyqtari Ilir Perdeda nuk e ndryshoi vendimin, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ishte edhe vetë portugezi Saraiva, i cili i paraqit nën masa të forta sigurie. Për të shprehur kundështimin avokati mbrojtës Kujtim Cakrani tha se do ta ankimonte vendimin e arrestit me burg në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Kjo pasi sipas tij, nuk ka prova që e implikojnë atë në këtë ngjarje, por vetëm dyshime të pabazuara në fakte.

Ndaj edhe argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të implikuar të riun për vrasjren e biznesmenit, ndaj edhe kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Vrasja e Nikulajt pasoi disa ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor. Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve të këtyre ngjarjeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi Saraiva, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB