Aktualitet

"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i rendit ka marrë pajisje falas! Viktimat në dramë: Po kurohemi me Xanax, s'kemi bukë

Sipas denoncimit, shefi i rendit në komisariatin numër 6 në Tiranë ka marrë një pajisje Ritello falas nga përfaqësuesit e kësaj kompanie, në mënyrë që të mos pranojë denoncimet e qytetarëve.

F.m
"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i
Besmir Kurti, Stiljano Merkohitorj dhe Kleant Shehu

TIRANË- Nën hundën e Prokurorisë dhe të çdo lloj institucioni, kompania Ritello ka zhvatur deri në qindarkat e fundit nga xhepat e qytetarëve. Në rrjetet sociale të ZËRI-it, viktimat e skemës në bashkëpunim me Iute Credit tregojnë hapur dhe manipulimin që u është bërë me kartat e identitetit. Njëra prej tyre, nënë e dy fëmijëve tregon se bashkëshortit të saj, i kanë kërkuar që të firmosë një letër për ta pasur si vërtetim që e kanë bërë prezantimin. Por, ajo letër i ka zhytur në borxhe tek Iute Credit, ku rezultojnë debitorë të një kredie për një pajisje që as nuk kanë pranuar ta blejnë.

“Erdhën në shtëpi, bënë prezantimin dhe un s’doja t’i prisja fare. Burri i tha do ta flas me gruan e do t’ju them. Ndërkohë me kartë në dorë, ai i bëri foto dhe i tha firmos, që kemi ardh për prezantim. Po jua lë këtu na thanë, nëse do vendosni mos ta merrni, e marrim mbrapsht të nesërmen. Por, na mori në telefon, na tha ta gëzoni. Pas një muaji na erdhi mesazhi në telefon për pagesën, ne nuk dinim asgjë. Normale nuk shkuam ta paguanim. S’kam bukë të ha e jo më të paguaj atë. Një dhomë kam, edhe këtë kisha mangut,”- tregon ajo.

"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i
Denoncimi
"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i
Denoncimi

Një tjetër tregon se kur është mashtruar, ka kaluar në depression.

“Kam qenë shumë keq. Kam kaluar në depresion, tre javë jam mjekuar me Xanax,”- thotë qytetarja.

"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i
Denoncimi

Denoncuesit flasin edhe për përgënjeshtrim të të ardhurave.

“Kam ndjekur rastet e Ritellos, problemi nuk qëndron se shitet një produkt shtrenjtë por tek marrja e këtij produkti nëpërmjet kredisë. Agjentët e Ritellos mësojnë klientët të deklarojnë të ardhura të larta në mënyrë që tu aprovohet kredia, por se çfarë kushtesh duhet një klient të ketë për të përfituar kredi i mësojnë agjentët nga institucionet financiare. Shembull, një i moshuar e ka pensionin 15000 mijë lekë të reja, ata i thonë thuaj 40000 mijë apo një person e ka rrogën 35000 mijë, ata i thonë thuaj 60000 mijë apo thuaj që bëj dy punë,”- tregon qytetari duke vënë në dukje faktin që Iute Credit nuk bën asnjë lloj verifikimi të ardhurash.

Pasojat e pastruesit të ajrit “Ritello” që kryen dhe funksionin e një fshese me korent kanë qenë dhe mjaft të rënda për disa prej klientëve. Një zotëri tregon se ndryshe nga çfarë ju reklamua, pajisja e përkeqësoi gjendjen e djalit që e kishte alergjik.

“Jam një qytetar që jam mashtruar nga këta maskarenj. Më kanë ardhur në shtëpi, as vetë s’e mora vesh se si më gënjyen, po në një moment e kuptova dhe i thashë ‘e lemë për nesër’. Jo, tha tani dhe më futën në orën tetë të darkës tek Iute Credit. E mora pajisjen se më thanë i bën mirë djalit se e kisha alergjik. Vura pajisjen, por djali u bë më keq nga alergjia, u irritua më keq. Mora agjentin **** dhe i thashë për situatën. Më tha ‘po dridhem dhe unë nga kjo që po më thua, por është pajisje e certifikuar nga mjekë gjermanë’. I dërgova video të djalit, i thashë është shumë keq dhe merrte në telefon duke pyetur vazhdimisht se si është djali,”- tregon i prekur qytetari.

"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i
Denoncimi

Më tej, ai shpjegon se ka pasur dhe takim me drejtorin e distributorin e kësaj kompanie, Stiljano Merkohitoj, për të cilin thotë se i ka kërkuar 1000 euro në rast se ai donte të kthente pajisjen. Madje, i ka premtuar dhe pajisje shtesë, si tenxhere, por që nuk i ka marrë kurrë.

“Pastaj kam shkuar në zyrat e këtyre, ku takova drejtorin, një nga Vlora, një mikpritje mashtruese, i them dua ta kthej, jo s’e kthen dot më, jo do paguash 1000 euro po e ktheve dhe kur unë një moment u nxeha më tha do të të jap disa produkte shtesë, tenxhere dhe diçka tjetër, me pak fjalë mashtruesa komplet. Ika nga aty me një zhgënjim sa kishte ngelur për të bërë vetëgjyqësi me ato plehra,”- shton ai.

Rrëfimi i një denoncuesi implikon edhe efektivët e Policisë së Shtetit.

"RITELLO" fut në lojë dhe Policinë, denoncimi: Shefi i
Denoncimi

“Më thanë, i kemi falur shefit të rendit të komisariatit numër 6 një pajisje, duke më treguar në këtë formë që kishin të bënin edhe me komisariatin. Katër muaj më vonë, u prish pajisja, dogji motor dhe agjenti u zhduk fare se më pati thënë 'shërbimet ia bëj unë dhe pastrimin'. Shkova tek zyrat, më çuan te zotëria që ka dalë duke fyer 2 të moshuar. Pasi u prezantova dhe i tregova se jam nga ky vend i Shqipërisë, jemi patriotë e me fjalë të bukura i thashë që dikush do mbaj përgjegjësi se ndryshe do kalojnë gjërat në personale se keni treguar mashtrim, manipulim e çdo gjë. Unë akoma paguaj këstet e kësaj firme,”- tregon ai.

ZËRI ka ndjekur hap pas hapi të gjitha denoncimet dhe ka publikuar me zë e me figurë, qytetarë që rrëfejnë se si janë mashtruar nga kjo kompani dhe janë detyruar që të marrin kredi tek Iute Credit për të shlyer pajisjen.

Deri më tani, ZËRI ka demaskuar drejtorët Stiljano Merkohitoj dhe Besmir Marku, agjentët Kleant Shehu dhe Helena Sheganaku, por ekipi i tyre është akoma më i gjerë e të gjithë janë të implikuar në këtë krim që mban dhe vulë noteriale.


*Mos bini pre e këtyre mashtrimeve, çdo rast të tillë denoncojeni në redaksinë e ZËRI-t, në numrin e celularit: 0692075095

Poll

MOS HUMB