Aktualitet

Revolucioni Flamingo në javën e dytë, mbahet sot protesta e radhës para Kryeministrisë

Në posterin e shpërndarë, bëhet thirrje që të gjithë qytetarët nga qytetet e Shqipërisë të bashkohen në Tiranë, për ta bërë një nga protestat më të mëdha deri më tani.

l.k
Revolucioni Flamingo në javën e dytë, mbahet sot protesta e
foto ilustruese

TIRANË- Na ndajnë pak orë nga protesta qyetare,e cila ka hyrë në ditën e 14-të të saj, ku qindra protetsues kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.

Tubimi nis në orën 18:00 në sheshin Skëndërbej për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Pas mbylljes së protestës, qytetarët vijonë marshimin në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në posterin e shpërndarë, bëhet thirrje që të gjithë qytetarët nga qytetet e Shqipërisë të bashkohen në Tiranë, për ta bërë një nga protestat më të mëdha deri më tani.

‘Shqipëri e re’, ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama në burg, Berisha në burg’, janë disa nga thirrjet më të shpeshta që vijnë nga protestat masive, ndërsa vlen të theksohet se deri më tani protesta ka vijuar pa tensione të mëdha./ZËRI

Poll

MOS HUMB