Aktualitet

Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj

Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh.

F.I
Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, bllokohet rruga
pamje nga ngjarja

SHKODËR-Moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar problematika në disa zona. Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB