Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Komisioni i posaçëm seancë dëgjimore me organizatat e diasporës

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i opozitës, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga përfaqësuesit e organizatave që çdo dokument të shkruar t’ia vendosin Komisionit.

a.l
Reforma Zgjedhore, Komisioni i posaçëm seancë dëgjimore me
Komisioni

TIRANË-  Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore po zhvillon sot një seancë dëgjimore me organizatat e diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se nga statistika e fundit rreth 18-19 mijë shtetas shqiptarë janë regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile nëpërmjet sistemit e-Albania. Ai gjithashtu ka kërkuar angazhimin e organizatave. 

“Së fundi, sipas jush, çfarë boshllëku do donit ju të plotësojmë si parlament përmes Kodit Zgjedhor, përveç ndonjë afati, çfarë do kërkonit nga Kuvendi, pasi procesi i zbatimit të votës së diasporës është një proces teknik dhe Kuvendi nuk mund të përcaktojë çdo lloj detaji, por mund të vendosë parime që do t’ia delegojë administratës zgjedhore për ta bërë të mundur”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i opozitës, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga përfaqësuesit e organizatave që çdo dokument të shkruar t’ia vendosin Komisionit.

“Jam dakord me faktin që duhet të fokusohemi në çështje që targetojnë votën e shqiptarëve të diasporës”, tha ai.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Alibeaj tha se, është detyrim i Kuvendit për ta plotësuar këtë boshllëk ligjor, përndryshe vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë nuk mund të realizohet.

Poll

MOS HUMB