Aktualitet

Raporti i DIA italiane: Krimi shqiptar investon paratë në Shqipëri, urë lidhëse me kartelet latine

Sipas raportit të DIA, mafia shqiptare është e lidhur me grupet krimnale vendase për trafikun e kanabisit dhe të kokainës. Për këtë të fundit, theksohet se janë bandat shqiptare ato që kanë krijuar kontakte me kartelet në Amerikën e Jugut.

k.m.
Raporti i DIA italiane: Krimi shqiptar investon paratë në
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria dhe grupet kriminale shqiptare me aktivitet në Itali janë përfshirë në këtë dokumentin e përvitshëm të Drejtorisë së Antimafias Italiane. Sipas raportit të DIA, mafia shqiptare është e lidhur me grupet krimnale vendase për trafikun e kanabisit dhe të kokainës. Për këtë të fundit, theksohet se janë bandat shqiptare ato që kanë krijuar kontakte me kartelet në Amerikën e Jugut.

“Mes krimit të organizuar shqiptar e mafieve italiane ka marrëdhënie të kualifikuara për furnizimin me marijuanë nga vendet e Europës Lindore e Afrika e Veriut si dhe me kokainë nga kartelet kolumbiane e meksikane."

Raporti ka evidentuar lidhjet e bashkëpunimit vecanërisht mes mafias shqiptare e mafias kalabreze “Ndrangheta”, mafias siçiliane “Cosa Nostra”, mafias puglieze “Sacra Corona Unita”, etj. 

"Organizatat kriminale shqiptare shfaqin një nivel të lartë rreziku dhe një ndikim të fortë në aktivitete të paligjshme, duke iu referuar veçanërisht trafikut të drogës dhe armëve. Grupet shqiptare janë të mirëstrukturuara, shpesh të përforcuara nga lidhjet farefisnore. Në të njëjtën kohë, ata paraqiten të pajisur shumë mirë dhe të aftë të organizojnë veprimtari kriminale. Për të gjitha këto fakte, grupet shqiptare shfaqen si shumë të rrezikshme dhe agresive. Organizatat shqiptare kanë dëshmuar se janë të organizuara mirë edhe në nivel ndërkombëtar dhe në gjendje të komunikojnë drejtpërdrejt me kartelet e Amerikës së Jugut për importet nga vendet tradicionalisht prodhuese të kokainës. Grupet kriminale shqiptare, tradicionalisht i dedikohen trafikut të marijuanës përmes CD-në. “Rruga ballkanike”, është pikërisht ai itinerar ku i riinvestojnë të ardhurat, pasi kalojnë edhe kokainë, të cilën e dërgojnë në Evropën Veriore afër porteve kryesore(Antëerp, Roterdam dhe Hamburg). Pra, këto grupe përbëjnë një realitet të vërtetë kriminal, pavarësisht nga natyra e tyre furnizuesit e lëndëve të para, pasi disa herë shfaqen në maskën e korrierëve dhe të tregtarëve, megjithatë kanë zënë rrënjë në disa vende në Evropë. Pozicioni i favorshëm gjeografik i brigjeve shqiptare në krahasim me ato të Pulias, është një arsye që krimi i organizuar italian të lidhet më shumë me atë shqiptar, meqenëse rruga e Adriatikut karakterizohet si një nyje për tranzitin e drogës nga Shqipëria dhe jo vetëm drejt Italia por edhe drejt pjesës tjetër të Europës,"-thuhet në një pjesë të raportit, ku një kapitull i tërë i është dedikuar shqiptarëve. 

Problem për ligjvënësit italianë duket se është edhe rrjeti i "call center" në vendin tonë. 

"Një veprimtari e re krimnale lidhur me mashtrimet online. Prej kohësh ishte evidentuar një grup i dedikuar për të kontaktuar nëpërmjet telefonit, nga një "call center" në Tiranë (Shqipëri). Agjentët propozojnë blerja e rreme e aksioneve për të marrë fitime. Mashtrimi bëhet duke kërkuar blerjen e letrave me vlerë, me email (e ashtuquajtura teknikë “AnyDesk”68). Gjithashtu, falë shkëmbimin e informacionit, më 25 tetor 2022, u vendos masa e sigurimit ndaj 3 shqiptarëve përgjegjës."

Krimi rigjeneron para, të cilat duket se sillen në Shqipëri, ku edhe investohen. Ata që jashtë vendit janë në kërkim, apo dhe në vëzhgim nga Policia për trafik të lëndëve narkotike, në Shqipëri dhe jo vetëm kanë blerë aktivitete biznesi dhe kanë hapur bare e restorante, duke e gjetur si një mënyrë për të pastruar paratë e tyre. 

“Shqipëria karakterizohet nga ekonomia informale bazuar në para cash e ka interes nga grupet kriminale të organizuara e të lidhura me asete të tjera kriminale që veprojnë në të gjithë Europën e në Amerikën e Jugut. Shumica e aktiviteteve të lojërave të fatit janë mbyllur, e janë deklaruar ilegale prej 2019, me përjashtim të atyre në resorte luksoze e në ato nën mbikqyrjen e Agjensisë Kombëtare të Lojërave të fatit,”- shkruan raporti i Antimafias Italiane.

Në vëmendje është vënë edhe "industria" e paligjshme e basteve online. Antimafia italiane sinjalizon se dhe pse bastet on line janë mbyllur e konsiderohen të paligjshme, sërish kanë gjetur terren në vendin tonë. Të gjitha përfundimet e Antimafia Italiane iu prezantuan senatit italian në raportin 6-mujor me të dhënat nga korriku në dhjetor të vitit 2022.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB