Aktualitet

Rama paralajmëron hapjen e tunelit të Murrizit: Do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi

Ai shihet duke qeshur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, të cilit i ka drejtuar dhe celularin.

F.m
Rama paralajmëron hapjen e tunelit të Murrizit: Do t’marr
Ulsi Manja dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit më 31 dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shihet duke qeshur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, të cilit i ka drejtuar dhe celularin.

Krah fotos shkruan: Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone.

Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.7 kilometra. Punimet kanë nisur që në vitin 2019, por janë ndërprerë shumë herë për shkak të rrëshqitjes së dherave.  

Poll

MOS HUMB