
PAMJE NGA NGJARJA
KAPSHTICË-Një fluks i lartë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi dhjetëra mjete po presin të kalojnë në Greqi.
Shumë emigrantë, të kthyer së fundmi në Shqipëri, po i drejtohen sërish shtetit grek, pas disa ditëve pushimi për festën e njohur si “E hëna e pastër”. Për shkak të numrit të madh të automjeteve, drejtuesit e mjeteve kanë kaluar më shumë se një orë në pritje.
Pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me më pak, duke operuar vetëm me 3 sportele./ZËRI
Poll