Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 43-vjeçari

Efektivët kanë shoqëruar në komisariat E.K dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

I.F
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën
Foto ilustruese

BERAT- Një 43-vjeçar nga Berati ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas policisë, 43 vjeçari ishte duke punuar në shtëpinë e një personi nga fshati Suk në Roskovec. Efektivët kanë shoqëruar në komisariat E.K dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB