
LEZHË- Qytetarët e Shëngjinit janë ngritur këtë të enjte në protestë kundër ndërtimit të kampit të emigrantëve në Shëngjin. Qytetarët marshua përgjatë shëtitores, me pankarta në duar dhe me thirrje "mos bëni pazar me vendin tonë.”
Në fund të marshimit qytetarët u ndalën tek busti i Atë Gjergj Fishtës. Gjatë fjalës së tij për mediat ish-kryebashkiaku i Shëngjinit Salvador Kaçaj tha se kjo nuk do të jetë protesta e vetme e qytetarëve, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e arritur në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni.
Salvador Kaçaj: Unë jam lind e rrit klëtu , kemi thjënë disa herë që Edvini e urren veriun. Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për "besëlidhje" ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri. Edi Rama ka gjetur kolegun e tyre në Lezxhë, me të cilin ka vjedhur miliona euro. Do I themei stop, ky ëhstë vetëm fillimi. Lezhkanët nuk e pranojnë.
Në bazë të marrëveshjes vendi ynë do të mirëpresë 3 mijë emigrantë fillimisht në kampin që pritet të ndërtohet në Gjadër të Lezhës, ndërsa pika e pritjes do të jetë porti i Shëngjinit./Zëri.ai