
TIRANË- Qëndresa Qytetare përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar drejtorët e shkollave, pasi sipas saj po vendosin gjoba ndaj prindërve për të regjistruar fëmijet e tyre në klasat e para. Sipas saj, drejtorët e shkollave po përdorin si pretekst mungesën e adresës së banimit dhe prindërit për të regjistruar fëmijët në kalsë të parë po gjobiten.
Nëpërmjet postimit, Qëndresa Qytetare i bënë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të nisë hetimet administrative, një fenomen që sipas tyre është më i përhapur në shkollat e zonës së ish Bllokut dhe qendrës së Tiranës, por edhe në rrethe.
Po ashtu ajo i bënë thirrje edhe Bashkisë së Tiranës që të rishikojë çështjen e adresave, pasi qindra fëmijëve po iu privohet e drejta për shkollim.
“Regjistrimet në klasat e para, prindërit të ekspozuar përballë gjobëvënies drejtorëve, MAS të nisë hetimet!
Në një kohë që rajone me nga 70 mijë banorët si Astiri ose Kodra e Diellit nuk kanë një institucion arsimor, regjistrimi fëmijëve në shkolla është kthyer në një mision të vështirë për prindërit dhe në jo pak raste të kushtueshëm.
Me pretekstin mungesës së adresës së banimit, prindërit janë të ekspozuar përballë gjobëvënies që nis nga njësia administrative e deri tek drejtori i shkollës për të regjistruar fëmijën në klasën e parë.
Ky fenomen është më i përhapur në shkollat e zonës së ish Bllokut dhe qendrës së Tiranës, por edhe në rrethe.
Qëndresa Qytetarë i kërkon Ministrisë së Arsimit që me një udhëzim të posaçëm ti kërkojë zyrave arsimorë të nisin një hetim për këtë çështje.
Qëndresa Qytetare i kërkon Bashkisë Tiranë të rishikojë çështjen e adresave, pasi është absurde që më pretekstin e adresës qindra fëmijë të privohen për të ndjekur shkollimin në një institucion arsimor të caktuar.
Qëndresa Qytetare fton prindërit që të denoncojnë pranë nesh dhe pranë institucioneve përkatëse çdo rast kur nga drejtorët e shkollave u është kërkuar ryshfet për të regjistruar fëmijët në shkolla, njofton Qëndresa Qytetare”, shkruan Qëndresa Qytetare. /ZËRI